Telegrafi

Kitaristi i Elita 5, Valon Gashi zhvillon bisedë dhe performancë virtuale me kitaristin e famshëm botëror Steve Vai

Kitaristi i njohur shqiptar, Valon Gashi, i cili është pjesë e Grupit Elita 5, ka zhvilluar së fundmi një sesion online me kitaristin e famshëm botëror, Steve Vai.

Kompozitori i njohur shqiptar, Florent Boshnjaku, ka qenë transmetuesi i kësaj videoje live në rrjetin social Facebook, e cila mesa duket është zhvilluar në studion e tij.

Gjithçka nis me një bisedë të këndshme mes dy kitaristëve, ku Valon Gashi i prezantohet Seteve-t si një kitarist nga Kosova që bën pjesë në grupin e njohur shqiptar të quajtur Elita 5.

Valon Gashi (Foto: Valon Gashi/Facebook)

I njëjti më pas i uron ditëlindjen paksa me vonesë kitaristit me famë botërore, i cili pak ditë më parë festoi 60-vjetorin e lindjes.

Me lejen e Steve, Valoni fillon të luajë pak në kitarë, me çka më pas komplimentohet në fund të performancës nga Vai.

Kitaristi Valon Gashi duke zhvilluar bisedë virtuale me Steve Vai (Foto: Florent Boshnjaku/Facebook)

Më pas, dyshja zhvillojnë një bisedë të gjatë virtuale me njëri-tjetrin, ku më vonë edhe Steve fillon të luajë në kitarë pjesë nga këngët e famshme të zhanrit rock.

Kush është Steve Vai – kitaristi me famë botërore?

Steve Vai (Foto: Harold Cunningham/Getty Images/Guliver)

Steve Vai është një prej kitaristëve më të mirë të zhanrit rok dhe metal që dolën në pah në vitet e tetëdhjeta. Është fjala për muzikantin e famshëm amerikan, i cili pos si instrumentist është edhe kompozitor, këngëtar, tekstshkrues dhe producent. Ai e nisi karrierën si 18-vjeçar në vitin 1978 duke luajtur me grupin e Frank Zappas, ndërsa pesë vite më vonë filloi karrierën solo.

Është fitues i trefishtë i çmimeve Grammy dhe ka qentë plot 15 herë të tjera i nominuar. Ka bërë muzikë dhe ka shkuar në turne me muzikantë, si Alcatrazz, David Lee Roth e Whitesnake, si dhe ka bashkëpunuar me yje të tillë, si Public Image Ltd, Mary J. Blige, Spinal Tap e Ozzy Osbourne. Ndërsa është pjesë edhe e turneve të mjeshtërve të kitarës në atë që njihet si ‘G3’.

Albumin e parë solo, “Flex-Able” r publikoi në vitin 1984, ndërsa realizimi i tij më i suksesshëm, ‘hard rock’. Njëherësh, Vai është votuar në listën e 10 kitaristëve më të mirë në histori, ndërsa ka shitur mbi 15 milionë kopje albumesh. /Telegrafi/

Steve Vai (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)