Në vitin 1965, Bob Dylan elektrizoi publikun amerikan në mbarë vendin me turneun e parë me një kitarë elektrike.
Që atëherë, turneu ka hyrë në histori si momenti kryesor për karrierën e artistit dhe për trashëgiminë e madhe të muzikës rok.
Rokeri është bërë simbol edhe i kitarave elektrike dhe një e tillë e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës artistike.
Ditë më parë është njoftuar që kitara e këngëtarit të ndjerë do të del në një ankand në New York, në mënyrë që të bëhet me pronar të ri.
“Kitara, një Fender Telecaster e vitit 1965 që i përkiste Robbie Robertson, kitaristi i Bob Dylan, u përdor si nga Dylan ashtu dhe nga Eric Clapton dhe George Harrison”, njoftoi shtëpia e ankandeve “Julien” që organizoi shitjen.
Fillimisht çmimi për shitje ishte 400 mijë dollarë, por vlera arriti në gjysmë milioni, të cilën e bleu një person që deshi të mbetej anonim.
Mes kitarave të tjera të njohura të shitura në ankandin dedikuar ikonave të muzikës bënin pjesë kitara e parë elektrike e George Harrisonit dhe Fender Telecaster me dru rozë e prodhuar për Elvis Presley në vitin 1968. /Telegrafi/