Telegrafi

Kitara e vjedhur i kthehet pas 28 vitesh, pronari u zbulua nga emri i gdhendur (Foto)

Manning Bartlet nga Sydney i Australisë, gjatë vitit 1989 ka qenë në një turne muzikor në Miçigan të Shteteve të Bashkuara , kur i është vjedhur kitara elektrike.

Por, shënimi i emrit dhe mbiemrit në këtë Gibson L-6S, ka bërë që të zbulohet se kush ka qenë pronari i vërtet i saj, transmeton Telegrafi.

Muzikanti para se t’i vidhej kitara

“Më erdhi një mesazh nga Doug O’Dell, i cili më pyeti nëse a kam pasur ndonjëherë këtë kitarë. Nuk mund të besoja”, ka shkruar Barlet lidhur me rastin.

Instrument kishte përfunduar te një dashamirës i rokut, pas vdekjes së të cilit, familjarët ia kanë falur mikut të tij të ngushtë O’Dell.

Pësoni që zbuloi pronarin e vërtetë

Megjithëse pas 28 vitesh, kitara që ndodhet në Clevland do të kthehet te pronari të cilit i ishte vjedhur. /Telegrafi/