Site icon Telegrafi

Kitara e Elvis Presleyt shitet për 334,000 dollarë (Foto)

Një kitarë që Elvis Presley e ka fituar nga babai i tij, është shitur për 334,000 dollarë në një ankand në New York.

Presley ia kishte dhënë kitarën një adhuruesi të tij gjatë një koncerti në Karolinën e Veriut më 1975, transmeton rel.

Shtëpia e ankandeve Julien’s ka shitur po ashtu dorëshkrimin e John Lennonit për këngën “Being For The Benefit of Mr Kite”, për 354,400 dollarë.

Piano e parë e këngëtares Lady Gaga, e cila është vlerësuar në 100,000 dollarë, nuk ka arritur të gjejë blerës.

Exit mobile version