Telegrafi

Kitara e Elvis Presleyt shitet në ankand për 1.32 milion dollarë

‘Gotta Have Rock and Roll’ e bëri historinë të shtunën duke hedhur në ankand një nga gjërat më të shtrenjta të Elvis Presleyt të shitura ndonjëherë – kitara Martin D-18 e King 1942.

Një tifoz i pasur i këngëtarit e bleu instrumentin e cilësisë së mirë për 1.32 milion dollarë (1.11 milion euro), sipas TMZ.

Çmimi i një kitareje të tillë pritej të shkonte nga dy deri në tre milionë dollarë, shkruan DailyMail.

Fituesi tre herë i Çmimeve ‘Grammy’ fillimisht e bleu kitaren e tij ‘Sun Sessions’ në vitin 1954 në “O.K.” – dyqani i instrumenteve së Houck në Memfis.

Gjatë periudhës dy-vjeçare që ai e zotëronte atë, Elvis regjistroi këngët e famshme si: “That All Right (Mama)”, “Blue Moon of Kentucky” dhe “Good Rockin ‘Tonight”.

Këngëtari i lindur në Mississippi, Tenesi, ndërroi jetë shumë i ri, në moshën 42 vjeçare, në vitin 1977 nga aritmia kardiake për shkak të një reagimi toksik ndaj kodeinës.

Elvis i cili arriti mbi një miliard shitje – mori Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2018 dhe portreti i tij është futur në salla muzikore nga më të famshmet në botë. /Telegrafi/