Telegrafi

Kitanov: Rruga magjistrale Milladinovcë-Shtip, ka përfunduar sipas projektit

Për shtatë ditë pune, nëse nuk ka reshje të shiut, duhet të përfundojë vendosja e rrjetit mbrojtës në rrugën magjistrale Milladinovcë-Shtip, në gjatësi prej 47 kilometrave, tha për AIM-në drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov.

Ai tha se mos vendosja e rrjetit mbrojtës me gjatësi prej 30 kilometra në pjesën Shën Nikollë drejt Milladinovcit, para rreth dy muajve e ka shtyrë lëshimin në përdorim për komunikacion, me të cilën pritet që të shkurtohet rruga prej Shkupit deri në Shtip për rreth 30 minuta.

Kitanov konfirmoi se po largohen edhe pengesat e fundit që të lëshohet në përdorim kjo rrugë./Telegrafi/