Telegrafi

Kit Harington përgënjeshtron pohimet se e ka tradhtuar gruan me një modele ruse

Rose Leslie dhe Kit Harington (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Ylli i “Game Of Thrones”, Kit Harington, i ka përgënjeshtruar raportimet në media se e ka tradhtuar gruan e tij, Rose Leslie, me modelen ruse, Olga Vlaslova.

Sipas E! News, modelja kishte thënë se ka pasur një aferë me aktorin, para dhe pas martesës së tij me bashkaktoren nga seriali i popullarizuar.

Rose Leslie dhe Kit Harington (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Olga ka pohuar se me Harington është takuar në Luksemburg dhe që atëherë kohë pas kohe ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Ajo madje i ka shpërndarë edhe disa fotografi nudo të një mashkulli duke theksuar se është trupi i aktorit.

Lexo po ashtu Lajmet për Kit Harington

Megjithatë, kur janë kontaktuar nga E! News, përfaqësuesit e Kit i kanë hedhur poshtë këto deklarime.

Kit Harington dhe Rose Leslie (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

“Aludimet në këtë artikull janë krejtësisht të rrejshme. Ai madje kurrë nuk ka qenë në Luksemburg, e as që është takuar me Olga Vlaslovan”, thuhet në kumtesën e përfaqësuesve të aktorit.

Dy aktorët e “Game Of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie, u fejuan në shtator të vitit 2017, ndërsa në qershor të vitit 2018 u martuan në një ceremoni romantike skoceze. /Telegrafi/