Telegrafi

Kissinger: Koreja e Veriut kërcënim i menjëhershëm

Koreja e Veriut është kërcënimi më i menjëhershëm për sigurinë ndërkombëtare, deklaroi mjeshtri i diplomacisë amerikane Henry Kissinger, duke vlerësuar se denuklearizimi i regjimit duhet të jetë një objektiv themeltar.

I pyetur nga një panel senatorësh, 90-vjeçari vuri alarmin mbi një skenar koreanoverior të paprecedentë.

“Denuklearizimi i Koresë së Veriut duhet të jetë një objektiv themeltar dhe nëse nuk arrihet, ne duhet të përgatitemi me përhapjen e armëve bërthamore në vendet e tjera”, paralajmëroi fituesi i Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1973.

Nëse Henry Kissinger e mbështet presionin e vendosur mbi Phenianin, ai rekomandoi dje që të mos shkohet deri në konfrontimin ushtarak.

Përballë Koresë së Veriut, Donald Trump përdor shpesh herë një ton luftarak dhe disa në administratën e tij kanë përmendur shpesh herë një ndërhyrje ushtarake.

Ish-shefi i diplomacisë të presidentëve Nikson dhe Ford vlerësoi gjithashtu se kundërvënia ndaj zgjerimit të hegjemonisë së Republikës Islamike të Iranit duhet të mbetet një prej prioriteteve të mëdha të Uashingtonit.

Kissinger, autori i librit “Rendi botëror” në vitin 2014 është një personalitet shumë influent.

I ri në politikën e jashtme, Donald Trump e kishte konsultuar deri pak para zgjedhjes së tij, para se ta priste në Shtëpinë e Bardhë në tetor.