Site icon Telegrafi

Kishte zgjidhur personin e gabuar për ta plaçkitur, arkëtari ia merr thikën hajnit dhe e dëbon nga lokali (Video)

Policia e Seattle në SHBA është vënë në kërkim të një burri që ka plaçkitur disa objekte, kurse në internet është publikuar një video ku shihet një nga rastet e rralla që ky hajn nuk ka arritur të marr të gjitha paratë  nga arka.

Atij ia kishte prishur planet punonjësit i një lokali që për asnjë moment nuk u tremb, edhe pse ai e kërcënonte me thikë në dorë. Kjo tentim plaçkitje kishte ndodhur në fund të muajit të kaluar, por këto ditë është bërë publike videoja, transmeton Telegrafi.

Hajni ishte futur në një pastiqeri dhe menjëherë ia vuri thikën në barkë njërës nga punonjëset, duke kërkuar kështu nga arkëtari të hollat që ishin në arkë. Megjithatë, ai duket se nuk kishte llogaritur në kolegun e saj, që arriti ta ruaj gjakftohtësinë në këtë situatë të pakëndshme.

Ai u mundua ta qetësoj hajnin dhe e hapi arkën, aty menjëherë u vërsul hajni që lëshoi në banak thikën për t’i marrë paratë – këtë situatë e shfrytëzoi arkëtari.

Ia mori thikën dhe iu kundërvu hajnit i cili mendoi se nuk e ka seriozisht, dhe kështu iu vërsul edhe pse nuk e kishte thikën. Mirëpo, ky veprim i kushtoi shtrenjtë, u godit disa herë nga punonjësi dhe u largua nga lokali me vetëm 6 dollarë.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa policia këshillon qytetarët që në situatë të ngjashme të mos iu kundërvihen kriminelëve. /Telegrafi/

Exit mobile version