Kjo video do të duhej të shërbente si mësim për të gjithë hajnat, pasi në të shfaqet një burrë i cili tenton t’i vjedh telefonin një gruaja e cila pasi e vëren se po i afrohet, e rrah në mënyrën më brutale të mundshme.
Gruaja e nervozuar shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe duke e përplasur me fytyrë për tokë, në një parking të veturave në qytetin Nakhodka në pjesën juglindore të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Ajo e rrah aq shumë hajnin, sa që atë nuk e mbanin këmbët derisa e përplaste për tokë dhe vazhdimisht e godiste në fytyrë.
Në një moment ajo e detyron atë të gjunjëzohet, derisa ai bërtiste nga dhimbjet e mëdha dhe shuplaka e shumta që i pranonte nga kjo grua e nervozuar. /Telegrafi/