Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në rrjetet sociale e filmuar brenda një shkolle të mesme në SHBA, ku dy të rinj qërojnë hesapet në prezencë të dhjetëra bashkëmoshatarëve.
Në video shihet momenti kur një djalë i ri sulmon nxënësin, por duket se ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi nxënësi edhe pse u mundua ta shmang kontaktin dhe rrahjen me të, në një moment humb durimin dhe i kundërvihet ku për pak sekonda e neutralizon, transmeton Telegrafi.
Edhe pse sulmuesi fillimisht e godet nxënësin, ai arrin t’i rezistoj goditjes dhe me vetëm një lëvizje e përplas për tokë, duke e lënë pa vetëdije.
Shumë komentues kanë mbrojtur veprimin e nxënësit për faktin se ka vepruar në vetëmbrojtje, derisa disa tjerë mendojnë se është dashur ta ruaj gjakftohtësinë deri në fund. /Telegrafi/