Pothuajse kishte ndodhur një incident i rëndë të martën në mëngjes në stacionin e trenit Stadelhofen. Por aty për fat të mirë kishte qenë një shqiptar.
Kështu mund të përmblidhet një ngjarje e ndodhur në Zvicër, për të cilën kanë raportuar edhe mediat vendase, përcjell Telegrafi.
“Isha duke pritur në orën 7 në një peron, kur papritmas, një njeri i dehur dukshëm, donte të zbriste tek binarët”, ka thënë një dëshmitare.
Ajo kishte dëgjuar një britmë dhe një punonjës aty afër vrapoi te njeriu dhe e tërhoqi atë. Pak sekonda më vonë, treni arriti.
“Unë jam i sigurt se ai do të kishte qenë i vdekur tani nëse punonjësi nuk do të kishte ndërhyrë. Ky është guximi shembullor i qytetarëve”.
Dhe, sipas 20minuten, përcjell Telegrafi, heroi i gjithë kësaj ngjarje është Valon Rufati, udhëheqës i një biznesi aty afër.
“Isha duke i shërbyer një klient kur e pashë atë të zbriste binarëve”.
“Ai donte ta merrte një xhaketë të punëtorëve të hekurudhës, që i kishte pëlqyer shumë”, rrëfen Rufati, i cili ishte hedhur dhe e kishte kapur.
Më pas ai e kishte joshur burrin me një cigare.
Sipas Rufatit, ka gjithmonë incidente të tilla në Stadelhofen: “Unë gjithmonë mbaj njërin sy kah binarët, kur jam duke punuar”.
Marco Cortesi, shefi i medias së policisë së qytetit të Cyrihut, e konsideron ndërhyrjen e Rufatit si të guximshme.
Por ai paralajmëron njerëzit që tentojnë të bëjnë një gjë të tillë: “Veçanërisht në një stacion të ngarkuar si Stadelhofeni, ju rrezikoni jetën tuaj”. /Telegrafi/