Telegrafi

Kishte vjedhur 205 kilogramë kokainë dhe para nga karteli, burri nga Venezuela hidhet për së gjalli në oqean – ia lidhin duart dhe peshat para se ta gjuanin në ujë

Ky është momenti kur një trafikant droge nga Venezuela e i njohur si Talibani, hidhet për së gjalli në oqean me duart e lidhura dhe një peshë të madhe të ngjitur në trup, me qëllim që të mos qëndrojë mbi sipërfaqen e ujit.

Kjo ndodhi në shenjë hakmarrje pasi kishte vjedhur 205 kilogramë kokainë dhe para nga karteli, transmeton Telegrafi.

Reinaldo Fuentes, 68-vjeç, shihet me duar të lidhura me njolla gjaku në kokë, para se vrasësit e tij ta hidhnin peshën në ujë e cila e tërhoqi më pas edhe atë në afërsi të Martinique në Karraibe.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet Fuentes duke shikuar i habitur personin që po e filmonte. Ai më pas hidhet në det dhe lihet të zhytet thellë.

Asnjëri nga rrëmbyesit e tij nuk është identifikuar, por njëri dëgjohet duke thënë “sigurohu që mos të na shihen fytyra” – derisa tjetri thotë se “nuk ka gjasa që ai të shpëtojë pasi të hidhet në det”.

Fuentes punonte për klanin e Venezuelës “Clan del Cartler” që më herët kishte hedhur në det një dërgesë me narkotikë në vlerë prej 10 milionë dollarësh, duke fabrikuar ndjekjen nga rojet bregdetare dhe kështu nuk ua ktheu shefave drogën dhe paratë që i kishte mbajtur për vete.

Ky veprim në fund i kushtoi me jetë, kurse sipas veteranit të gazetarit Rafael Tolentino, tashmë i ndjeri kishte përdorur dokumente të rrejshme në shumë raste kur është kapur nga autoritetet e rendit. /Telegrafi/