Një burrë që thuhet se është një biznesmen nga Kameruni ishte mbështjellë nga koka te këmbët me qese najloni dhe u fut në një aeroplan nga policia turke, ndërsa ai u deportua për gjoja se kishte një vizë false.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse të shpërndara në Twitter tregojnë se Emmanuel Chedjou, 47 vjeç, duke bërtitur dhe duke luftuar ndërsa i gjithë trupi i tij është mbështjellë me qese najloni.
Në pamjet e publikuara, Chedjou mund të dëgjohet duke thënë në frëngjisht: ‘Ata po përpiqen të më vrasin mua’.
Ndërsa anash mund të dëgjohet një zë femër që thotë se ata që e bënë këtë janë ‘të këqij’.
Po sipas mediave të huaja, ai u la i lirë pasi udhëtarët e tjerë panë se çfarë po ndodhte dhe kërkuan që mbështjellësi të hiqet.
Chedjou, një tregtar i këpucëve nga Douala, Kameruni, u mbajt në Stamboll gjatë udhëtimit për në Dubai me partnerin e tij në janar.
Ai tha se ishte në një udhëtim pune dhe u largua nga Aeroporti i Stambollit për të marrë pak ajër gjatë një ndalimi prej tetë orësh.
Kontrolli i pasaportave thoshte se viza e tij tranzit ishte falsifikuar dhe e kishte vendosur atë në arrest.
Chedjou, i cili mohon të ketë ndonjë dokument të rremë, i tha France24 se ai u mbajt në paraburgim për disa ditë para se të futej për në Kamerun.
Kur ai protestoi duke kërkuar të vazhdonte udhëtimin e tij për në Dubai dhe nuk pranoi të hipte në një aeroplan për në Kamerun, ata e mbështollën atë me qese najloni. /Telegrafi/