Telegrafi

Kishte vënë bast, pranoi të ulej mbi një zgjua bletësh – kaloi shumë më keq se që e kishte menduar (Video,+16)

Një ruajtës i bletëve nga Zelanda së Re ka kaluar shumë më keq se që e kishte menduar, vetëm e vetëm që të fitonte bastin e tij prej 1000 dollarë, pas një guximi të çmendur për tu ulur mbi një zgjua bletësh.

Sipas shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jamie Grainger, 27 vjeç, nga Tauranga, i cili bëri një shfaqje të çmendur në një fermë në Matamata më parë gjatë këtij muaji.

Siç edhe mund të shihet në pamje, ai ulë pantallonat për tu ulur mbi një zgjua bletësh. Por kjo nuk i zgjat shumë – ai mundi të qëndronte për vetëm 30 sekonda.
/Telegrafi/