Site icon Telegrafi

Kishte vënë bast me miqtë se do të humb 23 për qind të masës yndyrore, por askush nuk besoi se do ta arrit këtë – shikoni si duket sot (Foto)

Walter Fisher është një djalë i ri nga Nju Jorku i njohur si ekspert i pokerit, i cili kurrë nuk ka besuar se jeta e tij do të ndryshojë në mënyrë drastike.

Gjatë vitit të kaluar ai kishte fituar 97 mijë dollarë në lojën e pokerit. Dhe duke menduar se i njëjti fat do ta përcjell në lojërat tjera vendosi të vazhdoj tutje, por ai humbi dhe u zhyt në borxhe deri në 100 mijë dollarë dhe nga depresioni i shtoi 20 kilogramë, transmeton Telegrafi.

“Pasi bankrotova u izolova dhe isha i kapluar nga depresioni. Të gjithë ëndërronin të fitonin shumën e parave që e kisha fituar unë, por ja që e teprova dhe humba kontrollin”, ka deklaruar Fisher.

Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar ai arriti ta sheh dritën në fund të tunelit. Një i afërm i tij gjithashtu eksperti i pokerit, i ofroi 500 mijë dollarë Ëalterit nëse arrin të humb 24 kilogramë dhe masën yndyrore të trupit ta zbres nën 10 përqind (Fisher asokohe e kishte 33 përqind).

Lexo po ashtu Njihuni me gruan që humbi 65 kilogramë, duke shmangur katër ushqime që shqiptarët i hanë çdo ditë (Foto)

I është dukur si një mision i pamundur, pasi që Walter nuk kishte para dhe vërtetë kishte nevojë për ato. Miqtë ishin të bindur se ai kurrë nuk do të mund të dobësohet, kurse atij i është ndaluar të përdor proteina, barna dhe preparate tjera.

Por, Fisher ishte i vendosur t’i fus në xhep ato para, dhe angazhoi një trajner personal. Asokohe ai peshonte hiq më pak se 105 kilogramë.

“Kemi punuar shumë se bashku derisa ishim në palestër. Çdo ditë kam praktikuar vrapimin dhe peshat”, ka deklaruar Fisher i cili konsumonte vetëm vezë dhe mish pule.

Dhe kështu pas gjashtë muajve arriti qëllimin e tij dhe ra në 81 kilogram, kurse masën yndyrore të trupit e kishte 8.8 përqind. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version