Telegrafi

Kishte vendosur të plaçkit personin e gabuar, hajni për pak sa nuk e pëson keq nga punonjësja e marketit (Video)

Punonjësja e një marketi i ka treguar në një mënyrë të pazakontë një hajni, se kishte zgjedhur personin e gabuar për t’ia kërkuar paratë.

Fearless Lorraine McCalliskey 36-vjeçe, pa u menduar dy herë kishte nxjerrë një thikë nga banaku, dhe i është vërsulur plaçkitësit i cili mendoi se do ta frikësonte, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një market në Tiverton në Angli, ndërsa kamerat e sigurisë të instaluara brenda marketit kanë filmuar momentin kur plaçkitësi futet në dyqan, dhe i afrohet punonjëses duke ia kërkuar të hollat që i kishte në arkë.

Por, reagimi i saj habiti atë, kur ajo filloi t’i bërtas dhe ta kërcënoj me thikë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo madje iu vërsul atij, veprim ky që detyroi plaçkitësin të vrapoj nga marketi. /Telegrafi/