Telegrafi

Kishte thirrur konferencë për shtyp, kryebashkiakja e Motrealit humbë vetëdijen – rrëzohet prapa foltores

Valeria Plante, kryebashkiakja e Montrealit në Kanada, përjetoi një moment ligësie gjatë një konference për shtyp që po transmetohej direkt në televizionet kanadeze.

Derisa po fliste të martën para gazetarëve, ajo filloi të humb vetëdijen dhe të rrëzohet prapa foltores, duke habitur edhe të pranishmit që nuk e dinin se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë stafi nga kabineti i saj dhe mjekët që gjendeshin pranë, i dolën në ndihmë dhe e ngritën në këmbë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij momenti, por nga zyra e saj kanë bërë të ditur se ajo do të reduktojë punën e saj.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë pothuajse në çdo platformë të rrjetet sociale, ku shihet sesi Plante rrëzohet në tokë. /Telegrafi/