Site icon Telegrafi

Kishte shpresuar në ftesë nga Kosova, Edvin Kuç ftohet prej Malit të Zi

Foto: Arkiv

Edvin Kuç është ftuar edhe zyrtarisht nga përfaqësuesja e Malit të Zi.

Kapiteni i Ballkanit kishte shpresuar që do të ftohej nga Kosova, por që kishte vetëm vëzhgime për lojën e tij.

Kështu, Mali i Zi e ka përfshirë mesfushorin në listën për ndeshjet e tetorit, ndërsa pritet të debutojë ndaj Serbisë.

Miodrag Raduloviq, përzgjedhës i Kombëtares së Malit të Zi, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku ka përfshirë edhe mesfushorin e Ballkanit, Edvin Kuç.

Ai do t’i bashkohet Malit të Zi në grumbullim më 9 tetor, ndërsa pritet të aktivizohet në miqësoren kundër Libanit që luhet më 12 tetor në Podgoricë.

Selektori Raduloviq, ka thënë se në këtë ndeshje do të aktivizohen futbollistët që kanë pasur minutazhë të vogël dhe ata që janë ftuar për herë të parë te Mali i Zi.

Pesë ditë pas miqësores me Libanin, Mali i Zi, do të përballet me Serbinë në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version