Telegrafi

Kishte shkuar me familje për pushime në Australi, britanikun 8-vjeç e godet rrufeja derisa po lahej në plazh

Një djalë i vogël është goditur nga rrufeja, derisa kishte shkuar që të kënaqet në një nga plazhet e shumta të Australisë.

Djaloshi që besohet të jetë 8-vjeçar, u godit nga rrufeja në Barrack Point të Shellharbour, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet djaloshi duke u futur në ujë me prindërit dhe vëllain e vogël. Pak momente më pas e godet rrufeja dhe ai menjëherë bie në ujë pavetë3dije.

Mediat australiane raportojnë se bëhet fjalë për një anglez, që me familjen e tij kishte shkuar për pushime në Australi.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijët në Westmead dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Atë e kishin nxjerrë nga uji ekipet e shpëtimit, pasi që prindërit frikësoheshin se gjatë transportimit mund t’ia përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen shëndetësore. /Telegrafi/