Site icon Telegrafi

Kishte rënë nga kati i 19-të dhe po qëndronte i varur një kat më poshtë, kinezin 5-vjeç e shpëtojnë në momentin më kritik (Video)

Një djalë i vogël është shpëtuar pasi është gjetur duke qëndruar i varur në ballkonin e katit të 18-të, të një ndërtese në jugperëndim të Kinës.

Pesëvjeçari me sa duket ishte rrëzuar nga kati i ballkoni i katit të 19-të në qytetin kinez Dazhou, por disi kishte arritur të kapet në rrethojën mbrojtëse të ballkonit të katit të 18-të, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentet më kritike është vërejtur nga qytetarët duke qëndruar i varur në ballkon, me ç’rast reaguan me shpejtësi ekipet e shpëtimit të cilët e shpëtuan për vetëm tetë minuta.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen ekipet e shpëtimit që arrijnë ta kapin vogëlushin që po qëndronte i varur në ballkon, që sipas gjasave po humbte forcën në duar dhe ishte shumë pranë dorëzimit.

Sidoqoftë, ai mund të quhet njeriu më me fat, për faktin se në momentet më kritike është shpëtuar dhe ribashkuar me familjarët e tij që e kishin lënë vetëm në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version