Telegrafi

Kishte rënë në rreth 15 metra thellësi, momenti kur një elefant nxirret nga një pus në Indi

Një elefant është shpëtuar pas një operacioni 14-orësh pasi ra në një pus në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet video tregojnë stafin e shpëtimit dhe fshatarët në Indinë jugore duke ngritur elefantin nga fundi i një pusi të thellë rreth 15 metra më 20 nëntor.

Një ekip prej 50 vetash e ngritën atë duke përdorur një vinç dhe rripa dhe e vendosën të sigurt në tokë.

Siç thuhet më tej, ka qenë një fermer në rrethin Dharmapuri të Tamil Nadu që dëgjoi “thirrjet” e kafshës në pus më 19 nëntor dhe lajmëroi autoritetet lokale.

Pavarësisht nga thellësia e pusit, uji brenda ishte i cekët dhe ishte nxjerrë për ta bërë më të lehtë “qasjen” në elefantin.

Ekipi i shpëtimit kontrolloi elefantin dhe tha se ishte i shëndetshëm para se ai të qetësohej nga një veteriner. /Telegrafi/