Një burrë që kishte rënë në një kanal dhe kishte kaluar tri ditë aty i bllokuar, para se të shpëtohej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri i paidentifikuar doli në dritën e diellit në Romford, Essex, dhe gjëja e parë që ai tha ishte ‘A ka ndonjëri një cigare?’
Dhe ka qenë një burrë që ka filmuar momentin kur 48-vjeçari u shpëtua pasi thirrjet e tij për ndihmë më në fund u dëgjuan.
Ai ka rrëfyer se kishte “ecur” deri në gjashtë kilometra larg, por nuk mundi të dilte nga kapaku i kanalit, kështu filloi të ecë përgjatë tunelit.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër tha se burri u trajtua për ekspozim ndaj të ftohtit dhe lëndime në këmbë pasi u nxor nga kanali. /Telegrafi/