Një baba nga Australia është filmuar duke u “orvatur” me një peshkaqen masiv të cilin dëshironte ta rikthente në oqean, pasi djemtë e tij e kishin zënë gabimisht – duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë peshk të cilin do të mund ta konsumonin në darkë.
Tristan Turne tha se dy djemtë e tij e kishin zënë peshkaqenin derisa po peshkonin në ishullin Kangaroo në jug të Australisë, transmeton Telegrafi.
E për ta nxjerrë nga rrjeta e peshkimit, Turner nuk hezitoi t’i afrohet dhe ta tërheq nga bishti – dhe t’i largoj karremin nga goja që i ishte ngulur.
“Duhej t’ia hiqnim grepin nga goja që i ishte ngulur, kështu që iu afrova dhe ia arrita qëllimit dhe në fund e tërhoqa zvarrë për ta rikthyer në ujë”, tha Turne.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai u zhyt thellë në ujë së bashku me peshkaqenin sepse donte të sigurohej se mund të notoj sërish dhe të vazhdojë rrugëtimin. /Telegrafi/