Telegrafi

Kishte qëndruar me muaj aty, profesori amerikan gjeti në kutinë postare një pako me 180 mijë dollarë – kishte edhe një mesazh

Kur profesor Vinod Menon kontrolloi postën e tij në shtator në City College të Nju Jorkut në Harlem, ai gjeti edhe një kuti.

“Aty ishte një kuti me të gjithë postën time dhe më pas një kuti mbi të”, ka bërë të ditur ai, përcjell Telegrafi.

Pakoja i ishte dërguar profesorit të fizikës të universitetit dhe u dërgua përmes postës amerikane nga Pensacola, Florida, në nëntor të vitit 2020.

Por profesori i fizikës jepte mësim nga distanca në atë kohë kështu që kutia qëndroi në kutinë e postës së kampusit për rreth nëntë muaj. Brenda ishte një letër.

“Letra fliste për gjërat e mëdha që City College bëri për këtë person dhe që ai dëshiron duan t’ia kthejë kolegjit”, tha Menon.

“Unë hoqa mbështjellësin dhe ajo që gjeta brenda ishte vetëm para”, tha Menon. “Nuk kam parë kurrë kaq shumë para në jetën time, përveç në filma”.

Ishin 180,000 dollarë në para – një donacion anonim nga një ish-student.

“E mora kutinë. E mbajta pranë vetes sepse nuk kishte njeri në zyrë në atë kohë”, tregon Menon. “Thirra dekanen që ishte në katin e 13-të lart dhe ajo zbriti”.

Menon tha se donacioni i mahniti dhe emocionoi të gjithë.

Sidoqoftë, City College duhej të bënte një kujdes të duhur fillimisht, për t’u siguruar që donacioni të ishte legjitim.

Madje FBI u përfshi për të përcaktuar se paratë ishin të pastra, gjë që ishte.

Dhe tani ato para do të përdoren për dy bursa studimi për studentët në nevojë që janë të diplomuar në fizikë.

“Unë mendoj se është një dëshmi e cilësisë së arsimit që ne po ofrojmë këtu veçanërisht për studentët që janë emigrantë, studentë të gjeneratës së parë të kolegjit”, thotë Menon. /Telegrafi/