Telegrafi

Kishte punuar për dy vite si hidraulik, shpërndanë fotografitë nga problemet që haste gjatë punës

Një burrë i cili për dy vite punoi si hidraulik dhe përdor nofkën “Bfizzle”, ka vendosur të shpërndajë në internet një seri të imazheve nga përvoja e tij në punë – ku gjatë vizitave nëpër shtëpi të ndryshme ka hasur në “probleme” të ndryshme.

Ai pothuajse çdo ditë ishte telefonuar nga persona të ndryshëm që kishin problem me ujin apo mbylljen e gypave, por sa herë që shfaqej në vendin e ngjarjes atë e prisnin jo pak surpriza, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë se për çfarë bëhet fjalë, dhe se si në shikim të parë shumica prej tyre mund të duken si shaka apo foto-montazhë, por që në të vërtetë kanë ndodhur.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale i kanë kërkuar hidraulikut, që në të ardhmen të shpërndajë edhe imazhe tjera lidhur me këto “vepra arti”. /Telegrafi/