Telegrafi

Kishte publikuar lajme të rreme, për vite me radhë – shkarkohet gazetari i “Der Spiegel”

Gazeta gjermane e lajmeve “Der Spiegel” ka bërë të ditur se tanimë ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, pasi ai është vërtetuar se ka shpikur fakte për shumë lajme, për vite me radhë.

Sipas mediumit në fjalë, “e vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij”, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Claas Relotius “krijoi histori dhe shpiku protagonistë” në të paktën 14 nga 60 artikuj që u shfaqën në revistën e shtypur dhe në botimet online, duke paralajmëruar se mund të jenë prekur edhe media të tjera.

Ai kishte shkruar për revistën për shtatë vjet dhe fitoi çmime të shumta për gazetarinë e tij hulumtuese, duke përfshirë “CNN Journalist of the Year” në vitin 2014.

Këtë muaj ai u emërua “Reporteri gjerman i Vitit” për një tregim për një djalë të ri sirian.

Lexo po ashtu Gazetari që ka fituar disa çmime ndërkombëtare ka publikuar lajme të rreme, për vite me radhë

Falsifikimi erdhi në dritë pasi një koleg që punoi me të në një histori përgjatë kufirit amerikano-meksikan ngriti dyshime për disa nga detajet në raportimin e Relotius.

Kolegu përfundimisht zbuloi dy burime të supozuara të cituara gjerësisht nga Relotius në artikullin, i cili u botua në nëntor. Të dy thanë se kurrë nuk e kishin takuar Relotiusin.

Relotius kishte gënjyer gjithashtu duke thënë se kishte parë një shenjë të shkruar me dorë, në të cilën shkruante “Meksikanët mbani jashtë”, u gjet në një hetim të mëvonshëm.

Gazetari shkroi gjithashtu për një varg mediash të tjera të njohura, duke përfshirë gazetat gjermane taz, Welt dhe edicionin e së dielës të Frankfurter Allgemeine. /Telegrafi/