Telegrafi

Kishte publikuar fakte për korrupsionin politik, qëllohet për vdekje gazetari në Meksikë

Gazetari Jesus Eugenio Ramos Rodriguez ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant të shtunën, kur u qëllua për vdekje.

Autoritetet meksikane konfirmuan vdekjen e Rodriguez të shtunën, duke qenë gazetari i dytë i vrarë në Meksikë këtë vit.

Autoritetet e Tabasco po hetojnë vrasjen dhe qeveria meksikane është zotuar të forcojë masat e sigurisë për gazetarët dhe punëtorët e të drejtave të njeriut.

Koordinatori i komunikimit në zyrën e Presidentit, Jesus Ramirez, shkroi në Twitter rreth rëndësisë së mbrojtjes së gazetarëve, përcjell javanews.al.

“Liria e shprehjes është një e drejtë dhe një element themelor për demokracinë, drejtësinë dhe lirinë”, tha ai.

Me nëntë gazetarë të vrarë në 2018-ën, Meksika është vendi i katërt më vdekjeprurës në botë për gazetarët, sipas një raporti të Reporterëve pa Kufij.

Gazetarët që mbulojnë korrupsionin politik dhe krimin e organizuar shpesh janë objektivat e dhunës në Meksikë.