Telegrafi

Kishte përlotur botën me videon ku shihej se si babai e mësonte të qeshte sa herë që shpërthenin bombat, 3-vjeçarja nga Siria arrin në Turqi me prindërit

Vajza 3-vjeçe nga Siria, babai i të cilës e kishte mësuar të qesh sa herë që dëgjonte shpërthimin e bombave, më në fund ka arritur në Turqi.

Salwa jetonte në Sarmada, provincë kjo që zhvillohen luftime të ashpra në afërsi të Idlibit të Sirisë, transmeton Telegrafi.

Ajo dhe prindërit e saj e kishin mësuar të qesh sa herë që dëgjonte bombat duke shpërthyer, e videoja e këtij momenti ka përlotur miliona njerëz nga e mbarë bota.

Babai i saj Abdullah Al-Mohammed, 32-vjeç, kishte menduar një ide gjeniale për t’ia larguar frikën dhe traumat e luftës – i thoshte që sa herë i dëgjon shpërthimet e bombave duhet të qesh.

Kujtojmë që lufta në Siri ka bërë që vetëm nga dhjetori i vitit të kaluar të ikin mbi 700 mijë civilë. Bëhet fjalë për civilë nga provinca e Idlibit që ka tre milionë banorë.

Me të parë këtë video, autoritetet turke kishin bërë të pamundurën që ta ndihmojnë Salwan e vogël dhe prindërit e saj. Ata asistuan që ata të kalojnë kufirin Siri-Turqi, vetëm një javë pas publikimit të video ku shihet vogëlushja së bashku me babanë duke qeshur nga shpërthimi i bombave.

Gazetari i të përditshmes britanike Guardian, BethanMcKernan, ka shkruar dje në Twitter se “është i lumtur të raportoj që 3-vjeqarja Salwa dhe prindërit e saj kanë arritur të ikin nga Idlibi dhe të futen në Turqi”. /Telegrafi/