Site icon Telegrafi

Kishte përfunduar në burg për dhunë ndaj femrave, pornografi fëmijësh – tash aktori akuzohet për përdhunim të ish-të dashurës (Foto/Video)

Aktori i “Glee”, Mark Salling, është akuzuar se e ka përdhunuar një femër 22 vjeçare.

Femra që pretendon se është përdhunuar ka thënë se ka qenë në lidhje me 33-vjeçarin për disa muaj dhe kishte vendosur të bënte seks me të.

Mirëpo, pasi ka hyrë në dhomën e gjumit e ka ndërruar mendje duke i thënë: “Nuk mund të bëj këtë”. Në atë moment, sipas saj, aktori e ka kapur me forcë dhe e ka përdhunuar.

Në deklaratën e saj dhënë policisë në muajin prill, femra në fjalë ka thënë se Salling e kishte përdhunuar para katër vitesh, njofton Telegrafi.

Prezenca e tij në zyrat e policisë dhe në gjykata, ka qenë e shpeshtë.

Aktori kishte ushtruar dhunë ndaj femrave edhe në të kaluarën. Në vitin 2011, ai e kishte detyruar një tjetër ish- të dashur që të bënte seks të pambrojtur, ndërsa më pas e kishte sulmuar fizikisht atë. Në mars të këtij viti, arriti marrëveshje që t’i paguante 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim, në mënyrë që ajo të hiqte dorë nga padia.

33-vjeçari është duke pasur probleme të shumta me ligjin në vitet e fundit. Në dhjetorin e kaluar atij iu gjetën materiale të shumta të pornografisë së fëmijëve nën moshën 10 vjeçare.

Në kompjuterin e tij dhe në pajisjet elektronike u gjetën imazhe të shumta të fëmijëve në pozita të turpshme, ndërsa pas arrestimit, aktori u lirua me garanci dhe deri më tani ka arritur ta shtyjë gjykimin.

Ndryshe, Salling u bë i famshëm me rolin e Noah ‘Puck’ Puckerman në hit serialin e FOX, “Glee”, ku aktroi për pesë sezone. /Telegrafi/

Mark Salling në serialin “Glee”.
Exit mobile version