Gresë Gashi po vazhdon të shoqërohet me disa personazhe edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ia ka plotësuar një dëshirë Vullnet Krasniqit, saktësisht një ëndërr që pa sa ishte brenda.
Gazetari një ditë prej ditësh pa në ëndërr sikur aktorja shkoi në fshatin e tij, Negroc, për të marrë atë.
Dhe tani, Gresa shihet të ketë shkuar deri atje, teksa më pas e ka marrë Vullnetin e kanë darkuar bashkë.
“Koha për pak dashuri e miqësi”, ka shkruar ai.
Edhe pse brenda patën shpesh përplasje, ata duket se po ruajnë shoqëri të mirë jashtë.
Theksojmë se fitues sivjet u shpall boksieri nga Drenica, Drilon Rama. /Telegrafi/