Policia ka shpëtuar një njeri nga një turmë pasi ai ishte akuzuar për gërmimin e trupit të një fëmije dhe tentim të ngrënies së trupit të tij.
E gjitha, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte zbuluar kur ai, siç supozohet, i kishte ofruar një ushqim të tillë një të afërme të tij.
Por ajo iku dhe ngriti alarmin pasi thuhet se kishte parë duart e një fëmije dhe kockat e brinjëve që dukeshin në tenxheren e tij.
Më pas, ka qenë një turmë e madhe që kishte ardhur të linçonte Rui Foia in Tete, Mozambik. Por policia ndërhyri dhe e çoi në burg.
Policët thanë se gjithashtu gjetën dy enë të mbushura me krahë dhe këmbë të gatuara të trupit të një fëmije, që besohet të jetë i një vajze që vdiq së fundmi.
Foia, 30 vjeç, gjithashtu kishte veshje dhe foto të vjedhura nga varre të tjera.
Zëdhënësja e policisë lokale Lurdes Ferreira ka thënë: “Ka indikacione që mund të provojnë përfshirjen e Rui Foia në shkatërrimin e varreve”. /Telegrafi/