Policia e Vjenës nisi të hënën një operacion masiv kërkimi dhe evakuoi Stacionin Qendror të Vjenës ndërsa ndaloi trafikun hekurudhor për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një numër i madh i policisë ishin të pranishëm në stacion, dhe zona publike përreth ishte e mbyllur.
Gjithashtu policia u ka kërkuar të gjithëve që të shmangin qëndrimet e panevojshme në zonën e stacionit kryesor dhe në rrugët e trafikut aty pranë.
Megjithatë, pas një kërkimi prej një ore, policia tha se operacioni në Hauptbahnh të Vjenës përfundoi dhe kërkimi rezultoi negativ.
“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë kolegët dhe të gjithë shërbimet e urgjencës, si dhe të gjithë qytetarët e prekur për bashkëpunimin e madh dhe zbatimin e shpejtë”, tha policia në një postim në X.
#Aktuell läuft am Hauptbahnhof Wien ein größerer Polizeieinsatz. Nach einer eingehenden Drohung wird dieser geräumt. Wir sind mit mehreren Kräften vor Ort und klären die Lage. Vermeiden Sie den nicht notwendigen Aufenthalt im Bereich des Hauptbahnhofes. #w0303
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) March 3, 2025
Pas kësaj, Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës ka marrë përsipër hetimet.
Duke deklaruar se kontrolli i ambienteve, në të cilat ishin vendosur oficerë të shumtë dhe qen zbulues eksplozivi nga njësia e qenve të policisë, nuk dha rezultat, policia tha: “operimet e stacionit rifilluan”.
I'm at the Hauptbanhof in Vienna, and right now, for some unannounced reason, the entire station complex is on red alert. pic.twitter.com/mzaPlzAssS
— Defi Wolf (@moonwolf_eth) March 3, 2025
Megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim se cili ishte saktësisht kërcënimi, gazeta austriake Heute tha se ishte një kërcënim me bombë.
💢⚠️Wien Hauptbanhof in #Vienna, the Central station, for some unannounced reason, is on RED ALERT.
A large-scale police operation involving Austria’s elite counterterrorism unit, EKO Cobra is underway. Train services are suspended. pic.twitter.com/grjxdBlVYx
— Saikiran Kannan | 赛基兰坎南 (@saikirankannan) March 3, 2025
Policia kishte vendosur gjithashtu dronë dhe ambulanca dhe automjetet EMS kishin shkuar në vendngjarje.
Stacioni është gjithashtu një qendër për transportin e metrosë, tramvajit dhe autobusit.
Një perimetër i madh rreth stacionit është një qendër kryesore hekurudhore me shërbime për dhe nga vendet fqinje duke përfshirë Hungarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë dhe Italinë, raportoi Reuters. /Telegrafi/