Policia ka publikuar një video tronditëse që tregon momentin kur policët e qëlluan për vdekje një baba të dy fëmijëve, të paarmatosur në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policët nga Sacramento gjuajtën 20 herë në drejtim të Stephon Alonzo Clark, pasi e ndoqën atë nëpër rrugë gjatë natës. Clark, 23 vjeç, i cili vdiq në vendngjarje.
Mbrapa, pas një qosheje, një nga policët u dëgjua duke thirrur “Armën! Armën! Armën!” dhe bërtiti një herë “Më tregoni duart”.
Më pas, thuajse menjëherë, ai bashkë me kolegun e tij hapën zjarr me një breshëri prej 20 plumbash, për vetëm pak sekonda.
Ndërsa Clark po vdiste në tokë, oficerët i bënin thirrje të “tregonte duart”.
Një nga oficerët e përgjigjur ka thënë se ai pa “diçka në duart e tij – ajo dukej si një armë nga perspektiva jonë”.
Por kur policët i ishin afruar atij, asnjë armë nuk u gjet. Vetëm një celular mund të shihej afër tij.
Deri më tani asnjë nga oficerët e përfshirë në të shtënat nuk është identifikuar. /Telegrafi/