Një qenush në provincën e Detit të Zi të Turqisë, Rize u shpëtua nga një burrë nga mbytja të martën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qenushi, i cili ishte gati të mbytej nga një copë sallam që e kishte ngrënë, u shpëtua nga Omer Yilmaz.
Ai i shpëtoi jetën qenushit duke i dhënë atij një masazh të zemrës dhe pastaj duke administruar një frymëmarrje artificiale.
Pas disa minutash të përpjekjeve, më në fund arriti të rikthente rrahjet e zemrës së qenushit, si dhe frymëmarrjen – dhe qenushi dukej mirë.
E gjitha ndodhi pasi një tregtar që po e ushqente, vuri re se qenushi nuk po merrte frymë. /Telegrafi/