Një video amatore e postuar në rrjetet sociale e filmuar në Australi, ku një veturë që kishte ngecur në një zonë malore i del në ndihmë një shofer tjetër, por që edhe ai dështon keq kur tenton t’ia tërheq me litar veturën.
Në anën tjetër, autori i videos është kritikuar ashpër që nuk ka ndihmuar shoferin që kishte ngecur në zonën malore me veturë, transmeton Telegrafi.
Në video shihet një Nissan Patrol duke tentuar ta tërheq nga zona malore veturën e zbrazët Hyundai Getz, por që në një moment këputet litari dhe Hyundai përfundon në humnerë.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, pasi që brenda veturës që tërhiqej me litar nuk kishte pasagjer. E pamjet e shpërndara janë bërë virale.
Megjithatë kjo duhet të shërbejë si kujtesë se sa herë që një veturë tërhiqet me litar, brenda saj duhet të jetë edhe shoferi për të shmangur rastin siç ndodhi në Queensland të Australisë. /Telegrafi/