Telegrafi

Kishte ngecur në veturën që ka rënë në afërsi të ujëvarës së Niagarës, ndërron jetë gruaja që u nxor nga rojet bregdetare

Zhytësit e rojeve bregdetare u detyruan të zbresin nga helikopteri në ujërat e rrëmbyeshëm, duke tentuar të shpëtojnë shoferin e një veture që kishte ngecur në afërsi të ujëvarës Niagara – ku disa sekonda më pas e kuptuan se tashmë kishte vdekur.

Videoja e postuar në Twitter, dokumenton momentin rrëqethës pasi 66-vjeçarka kishte ngecur brenda veturës në ujë vetëm 50 metra larg ujëvarës së Niagarës – ku për dy orë qëndroi e në ujërat e “ngrira”, transmeton Telegrafi.

Gruaja nuk po lëvizte kur autoritetet arritën në vendin e ngjarjes, e anëtarët e rojeve bregdetare u futën në veturë nga ana e djathtë duke i thyer xhamat për ta nxjerrë trupin e pajetë.

Ata e futën në helikopter me ndihmën e kabllos që e tërhiqte lartë. Më vonë edhe rojet bregdetare konfirmuan për mediat vdekjen e gruas që kishte ngecur në veturë. /Telegrafi/