Telegrafi

Kishte ngecur në rrjetën e tyre të peshkimit, peshkatarët kroatë ndihmojnë delfinin që të vazhdojë “rrugëtimin”

Një video e peshkatarëve kroatë po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, ku shihen duke ndihmuar delfinin të del nga rrjeti i peshkimit brenda të cilës kishte ngecur.

Ekuipazhi i anijes së peshkimit vendosi ta ndihmojë delfinin që u kishte “shkuar për drekë” në rrjetë, pavarësisht se dihet se peshkatarët nuk janë miqtë më të mirë të delfinëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo në këtë rast ndodhi ndryshe. Kapiteni i anijes Marko Rutar, urdhëroi kolegët që të hidhen në ujë dhe ta ndihmojnë delfinin të largohet, pasi kishte ngecur në rrjetë.

Duke parë se në rrjetën e tyre kishte rënë një lloj i rrallë i delfinit, ata vendosën ta ndihmojnë që të vazhdojnë rrugëtimin – duke e nxjerrë nga rrjeta e peshkimit.

Ky veprim është mirëpritur nga shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale, që patën rastin ta shohin videon që mori shumë shikime e pëlqime. /Telegrafi/