Ky është momenti dramatik kur një grua shpëtohet duke e nxjerrë nga dritarja e veturës, që po mbulohej nga uji.
Zyrtarët policorë u detyruan të futen në ujë dhe ta nxjerrin gruan, që kishte ngecur në veturë dhe po fundosej në ujë në Worcester të Massachussetts, transmeton Telegrafi.
Ekipet emergjente kishin arritur ta gjejnë veturën e gruas që përgjysmë ishte mbuluar nga uji, e kështu arritën ta bëjnë një zinxhir me trupat e tyre për t’iu afruar veturës.
E pasi që gjysma e veturës ishte mbuluar me ujë, policët u detyruan të hapin dritaren dhe ta nxjerrin jashtë.
Ata në fakt thyen dritaren, dhe nga ajo hapësirë zyrtari policorë nxjerrin gruan e disa minuta më vonë e tërë vetura u mbulua me ujë. /Telegrafi/