Telegrafi

Kishte nevojë për një shishe verë, burri vodhi autoblindën për të thyer dritaret e marketit (Foto)

Një burrë nga Rusia kishte aq shumë nevojë për një shishe me verë, sa që vodhi një mjet të blinduar të ushtrisë për të thyer dritaret e marketit.

Rrugës për në market me autoblindë, ai kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe ishte përplasur me një veturë të tipit Daeëoo të cilin e kishte shkatërruar plotësisht, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin Murmnask, transmeton Telegrafi.

Ai kishte arritur ta vjedh mjetin e blinduar të kohës së Bashkimit Sovjetik me të cilin deshi të thyej dritaret e marketit, me qëllim që të futet pa probleme dhe ta merr një shishe verë.

Burri raportohet se ka vjedhur një shishe verë të kuqe e prodhuar në Krime të Ukrainës, që në vitin 2014 u aneksua nga Vladimir Putini.

Por edhe pse u zhduk nga vendi i ngjarjes, disa orë më vonë është arrestuar nga policia, ndërsa mjeti i blinduar i njohur në Perëndim si M-1970 kishte mbetur para marketit.

Në raportin e policisë, thuhet se ai kishte vjedhur mjetin e blinduar nga një organizatë ushtarake që merret me trajnimin e të rinjve në Murmansk. /Telegrafi/