Telegrafi

I kishte mbetur qumështi në fyt, bebja lëshoi një britmë të fuqishme në momentin që u shpëtua

Intervenimi i një njësiti policor në Sao Paolo të Brazilit, ka shkuar me sukses dhe i shpëtoi jetën një bebeje që nuk ka mbi një muaj, që u ngufat nga qumështi i gjirit të nënës.

Pasi të ketë pirë, fëmija është lënë anash, derisa nëna po bëhej gati ta lante, kur e pa se ishte skuqur dhe nuk po mund të merrte frymë, transmeton Telegrafi.

Me fëmijën në krah, prindërit janë nisur për në spital, por u ndaluan prej njësitit policor, të cilët nisën intervenimin për ta shpëtuar.

Derisa njëri e godiste lehtas në shpi, dy të tjerë dëgjonin nëse po mund të merr frymë, ndërsa njëra i jepte edhe frymëmarrje artificiale.

Në momentin që u shpëtua, bebja lëshoi një britmë të fuqishme dhe nisi të qante, i çliruar prej ngufatjes, që mund të ishte fatale për jetën e tij. /Telegrafi/