Ky është momenti rrëqethës kur policia amerikane arreston 19-vjeçarin që kishte vrarë një të pastrehë dhe kokën e tij e kishte mbajtur në dollap.
Brian Cohee, tani 21-vjeç nga Kolorado, vrau të pastrehun 69-vjeç Warren Barnes në vitin 2021, transmeton Telegrafi.
Ai është protagonist i dokumentarit për krimin që e kreu dhe është shikuar nga miliona njerëz në YouTube.
Ai pranon se ia kishte prerë kokën Barnes dhe pjesët e tij i kishte fshehur, derisa e ëma e tij i gjeti.
Përveç kokës, duart e Barnes u zbuluan nga e ëma e vrasësit, Terri e cila u tmerrua kur i gjeti në qese të najlonit në dollapin e tij.
Pjesët e tjera ishte munduar t’i fut në bagazhin e veturës duke tentuar t’i hedhë në lumin Colorado. /Telegrafi/