Site icon Telegrafi

Kishte marrë me “qira” mashkullin për seks, por nuk e di kush është – tani po lut gjykatën që t’ia tregojnë emrin e babait të fëmijës së saj

Gjykata në Mynih ka refuzuar kërkesën e një gruaje, e cila kërkon ta di emrin e mashkullit me të cilin kishte kaluar tri net në një hotel shtatë vite më parë.

Pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me mashkullin për tri ditë në hotel, nëntë muaj më vonë kishte sjellë në jetë një djalë, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu duke ndjekur rrugën ligjore, ka kërkuar nga menaxhmenti i hotelit që t’ia tregojnë identitetin e mashkullit, të cilin e kishte marrë “me qira” për seks, transmeton Telegrafi.

Ajo po e kërkon mashkullin të cilin e njeh vetëm nga emri Mihael, nga i cili kërkon që t’i paguajë alimentacion për fëmijën.

Por gjykata ka refuzuar kërkesën e saj me arsyetimin se mund të prishet privatësia e katër meshkujve me të njëjtin emër Mihael, të cilët në atë periudhë kishin qëndruar në hotel.

Lajmin për vendimin e gjykatës e ka publikuar Spiegel online, duke mos zbuluar identitetin e gruas. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version