Telegrafi

I kishte lënë në minutën e fundit! Fëmija i bën detyrat e shtëpisë në pjesën e pasme të motoçikletës së nënës së tij (Video)

Një fëmijë indian është regjistruar duke bërë detyrat e shtëpisë në pjesën e pasme të motoçikletës së nënës së tij.

Videoja e jashtëzakonshme, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u kap nga një tjetër që ishte në të njëjtën rrugë dhe tregon një djalë që i plotëson detyrat e shtëpisë së tij ndërsa nëna e tij vozitë përgjatë rrugës.

Nuk është e qartë se kush është familja në pamjet e regjistruar, apo nga cila pjesë të Indisë ata janë.

Ndërsa fëmija mund të vlerësohet për përpjekjet e tij, pamjet gjithashtu paraqesin shqetësime për sigurinë, pasi fëmija mund të binte në një frenim të mundshëm.

Sipas mediave, në Indi, studentët gjenden nën një presion të madh të kompletimit të detyrave të shtëpisë para se të vijnë në klasë, në mënyrë që të shmangin dënimin. /Telegrafi/