David Fuller nga Kenti i Anglisë, që kishte mbytur dy gra e më pas kishte shfrytëzuar profesionin e elektricistit në spital që të keqtrajtojë seksualisht mbi 100 gra të vdekura në morg, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Siç raporton The Guardian, 67-vjeçari sulmet e tij nekrofilike mbi trupat e pajetë të grave i kishte filmuar, transmeton Telegrafi.
Viktima e tij më e re ka qenë një vajzë 9-vjeçe, e më e vjetra një 100-vjeçare.
Fillimisht nuk kishte dashur t’i pranojë krimet që i kishte kryer se kishte një lloj “errësimi të kujtesës”, megjithatë në gjyq pranoi se ka mbytur dy vajza.
Përveç vrasjeve, mbi të rëndojnë edhe 51 pika tjetër të aktakuzës, e 44 prej tyre kanë të bëjnë me viktimat në morg.
Policia angleze ka gjetur video shokuese, shënime e fotografi në shtëpinë e tij ku janë kryer bastisjet, e në momentin që u arrestua akoma punonte në një spital.
Gjykatësi gjatë procesit gjyqësor tha se “është një rast që nuk ka kurrfarë arsyetimi” dhe se diçka e tillë do të duhej të ekzistonte vetëm në “ëndrra të tmerrshme”.
Katër ditë më vonë, David ndërroi deklaratën e tij dhe kështu u shpall fajtor, e këto raste janë disa prej atyre që është pritur gjatë për t’u marrë verdikti.
Në kohën kur i kishte mbytur vajzat, kishte jetuar me bashkëshorten tri kilometra larg vendit ku jetonin Wendy dhe Carolina.
Në natën kur Wendy vdiq, burri që dukej si Fuller ishte parë duke e shikuar në dritare. Gjithashtu një muaj para vdekjes së Carolina, u pa një burrë duke shëtitur para shtëpisë së saj. /Telegrafi/