Kompania e marihuanës që është nën pronësi të Mike Tyson po prodhon ushqime në formën e një veshi. Legjenda ka vendosur të shesë produkte me një pjesë të veshit që mungon, duke sinjalizuar veprimin që kishte bërë vite më parë ndaj Evander Holyfield.
Ish-kampioni 55-vjeçar i peshave të rënda, i cili ka shitur produkte kanabisi që nga viti 2016, besohet se fiton rreth 1 milion dollarë në muaj përmes biznesit të tij që ofron varietete marihuanë premium, para-rolla, pije dhe ekstrakte, mes produkteve të tjera.
Në fakt, “Njeriu më i keq në planet” është madje pronar i një resorti të marihuanës prej 420 hektarësh pranë Desert Hot Springs në Kaliforninë Jugore, ku kanabisi legalizohet.
Mike Tyson’s weed company is making edibles in the shape of an ear. Genius pic.twitter.com/VOU3uAMzOf
— Greg Baroth (@gbaroth) March 14, 2022
Tyson ka bërë një shumë të madhe parash në botën e kanabisit dhe tani, duket se sipërmarrja e tij e ardhshme përfshin shitjen e ushqimeve në formën e një veshi, me produktin e ri që etiketohet si ‘Mike Bites’.
Ushqimi është, natyrisht, në lidhje me skualifikimin e Tyson për kafshimin e një pjese të veshit të Evander Holyfield gjatë përplasjes së tyre për titullin e peshave të rënda WBA në vitin 1997.
Tyson u gjobit me tre milionë dollarë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës së Nevadës për veprimet e tij dhe nuk u ndesh më për më shumë se një vit, ndërsa mjekët kryen një procedurë 90-minutëshe për të provuar të shpëtonin veshin e Holyfield.
6/28/1997.
Mike Tyson gets disqualified after biting Holyfield’s ear in their rematch. 🥊
— Timeless Sports (@timelesssports_) June 28, 2021
Incidenti i çuditshëm është ende i përfolur edhe sot e kësaj dite, por pavarësisht natyrës tronditëse pas kafshimit të veshit, dyshja që atëherë kanë rregulluar mosmarrëveshjet e tyre.
Në fakt, të dy burrat morën pjesë në fushatën e Foot Locker ‘Ëeek of Greatness’ në vitin 2006, ku Tyson i dorëzoi një dhuratë të veçantë në formën e veshit Holyfieldit.
Holyfield zbuloi se është ‘i lumtur’ që Tyson kafshoi veshin e tij 24 vjet më parë dhe se nuk ka mëri ndaj ish-rivalit. /Telegrafi/