Pacientja për të cilën dyshohet se është infektuar me coronavirus, e cila gjatës natës kishte ikur nga spitali i Salzburgut, është gjetur nga autoritetet e sigurisë në shtëpinë e saj.
Autoritetet e qytetit të Salzburgut kanë njoftuar se policia e kishin gjetur gruan në shtëpinë e saj dhe se me autoambulancë ishte dërguar në spital, transmeton Telegrafi.
Pasi që menaxhmenti i spitalit kishte raportuar zhdukjen e pacientes, policia ishte vënë në kërkim dhe bazuar në ligjin për epidemitë është detyruar ta gjej pacienten e sëmurë.
Sipas ligjit autoritetet kompetente kanë të drejtë të mbrojnë banorët, të kërkojnë ndihmën e policisë dhe të ndërmarrin masa për t’i izoluar të infektuarit me coronavirus. /Telegrafi/