Boksieri Simiso Buthelezi nga Afrika e Jugut ka vdekur vetëm disa ditë pasi u shfaq për publikun në një video me pasoja të tmerrshme që kishte pësuar gjatë luftës kundër Siphesihle Mntungwe për titullin Afrikan në peshën e lehtë.
Fundjavën e kaluar dy luftëtarët afrikanë luftuan për titullin e WBF Afrikan dhe në një moment Buthelezi e humbi plotësisht përqendrimin dhe gjyqtari shpejt e mbylli meçin.
Trajneri i luftëtarit konfirmoi të martën se Buthelezi është në koma, ndërsa sot Boxing South Africa raporton sot luftëtar fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Very scary in South Africa please ?? for Simiso Buthelezi (4-1). At 2:43 of the 10th & final round, Siphesihle Mntungwa (7-1-2) falls through the ropes but then Buthelezi appears to lose his understanding of the present situation. Mntungwa takes the WBF African lightweight title pic.twitter.com/YhfCI623LB
— Tim Boxeo (@TimBoxeo) June 5, 2022
“Me pikëllim të madh për Boksin e Afrikës së Jugut dhe familjen Buthelezi, njoftojmë se Simiso Buthelezi ka ndërruar jetë në Spitalin e Durbanit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas mediave vendase, në spital u zbulua se ai ka pësuar një tronditje të trurit, i cili ka sjellë gjakderdhje të brendshme, dhe ndonëse iu dha kujdesi më i mirë i mundshëm, ai nuk iu mbijetoi plagëve.
South African boxer Simiso Buthelezi — who became disoriented during a fight over the weekend and began punching thin air — has died at 24 years old. https://t.co/5lwPpQjM14
— TMZ (@TMZ) June 8, 2022
“Organet tona hetimore do të kryejnë një ekzaminim të pavarur mjekësor të lëndimit dhe më pas do të publikojnë rezultatet zyrtare të ekzaminimit”, thuhet në deklaratë.
Sa i përket vetë luftës, Mnutungwa u shpall fitues./Telegrafi/