Telegrafi

I kishte hedhur gjellës pak kripë, kritikohet nga burri i saj – gruaja i hakmerret duke e vrarë me thikë (Foto)

Një grua vrau bashkëshortin e saj – duke e goditur atë të paktën 35 herë me thikë – sepse kritikoi gatimin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Slava Davydkin, 43 vjeç, u vra pasi u ankua se ushqimi që ajo kishte përgatitur nuk kishte kripë të mjaftueshme në një pjatë që shërbeu kur disa të ftuar erdhën në shtëpinë e tyre në rajonin e Penzës.

Gruaja e tij Evgenia, 31 vjeçe, priti derisa ai ishte në gjumë dhe e goditi atë disa herë me thikë.

Ajo më vonë rrëfeu vrasjen duke thënë se kishte përdorur një thikë – dhe është nën arrest shtëpiak.

Pasi kishte goditur bashkëshortin e saj, ajo kishte zgjuar nga gjumi një nga mysafirët duke kërkuar nga ai që të telefononte ambulancën.

Kështu, kur erdhën, paramedikët e shpallën burrin të vdekur në vendngjarje.

Komiteti hetues rus tha në një deklaratë: “Gjatë marrjes në pyetje të saj, ajo shpjegoi se arsyeja për grindjen midis bashkëshortëve ishte gjoja një gjellë që ishte shërbyer në tryezë”. /Telegrafi/