Një grua kishte mbetur jashtë pasi kishte harruar çelësat brenda shtëpisë, por dëshira e madhe për t’u futur brenda në mënyra tjera i kushtoi shtrenjtë.
Ajo kishte tentuar të futet përmes dritares, por pas disa sekondave tentim humbi forcën dhe u rrëzua në tokë, transmeton Telegrafi.
Në video e publikuar në internet, shihet se si kjo grua mundohet që përmes disa copa të drurit që i kishte renditur një mbi një do t’i shërbejnë si shkallë për tu futur brenda.
Por në momentin që ajo humb forcën dhe nuk mund të qëndroj më e varur, përfundon duke u përplasur mbi drunjtë që i kishte palosur si shkallë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fflPz4PMOhY